Kukësi ka zhvilluar sot miqësoren e dytë në kuadër të përgatitjeve për minifazën përgatitore të dimrit. Pas fitores kundër Kayserispor me shifrat 1-2, kampionët në fuqi të Shqipërisë sot kanë triumfuar edhe ndaj Bursasporit.

Verilindorët fituan miqësoren me të njëjtin rezultat, 1-2, por këtë herë me përmbysje.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 33-t nga vendasit që morën avantazhin me Batanjën, duke mbyllur pjesën e parë me shifrat 1-0.

Në fraksionin e dytë të lojës Kukësi i cili tashmë drejtohet nga trajneri austriak Pakult fillimisht barazoi me Eni Imamin dhe më pas përmbysi shifrat me një gol shumë të bukur me goditje dënimi të Donjet Shkodrës.

Kujtojmë që Bursaspor pak ditë më parë mundi Skënderbeun me shifrat e thella 0-3.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb