Kukësi ka marrë fitoren e parë në kampionat, teksa mundi 0-1 Skënderbeun në Korçë. Verilindorët mund të festonin në minutën e 29-të. Endri Reçi realizoi një gol për panoramë, duke i mahnitur të gjithë. Korçarët gjetën golin e barazimit në fillimin e pjesës së dytë, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Sfida ishte mjaft interesante, ku rastet nuk munguan nga të dyja palët për golin e avantazhit. Në të 65-tën, Liço tentoi nga larg, e menjëhershme ishte përgjigja e Tafas. Me këtë rezultat, ekipi i Nicës është në vendin e fundit me 3 pikë, ndërsa Skënderbeu pozicionohet në vendin e gjashtë me 6 pikë. JS

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: