Kukësi ka barazuar 2-2 me Skënderbeun, në ndeshjen e elitës. Korçarët shënuan 2 herë në pjesën e parë, duke të dhënë përshtypjen se gjithçka do jetë e lehtë. Nuk ndodhi kështu, pavarësisht golave të Ahanonu dhe Lika.

Në pjesën e dytë verilindorët barazuan falë golave të Zogos dhe Matheus. Me këtë rezultat, kuksianët janë në vendin e nëntë, ndërsa Skënderbeu në vendin e katërt.

Egnatia triumfon 0-2 ndaj Laçit, me golat e Ndrecës dhe Isgandarli. Rrogozhinasit mbajnë kreun e klasifikimit me 30 pikë, ndërsa Laçi është e teta.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: