Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar për mediat pas lajmit se Gjykata Kushtetuese ka rikthyer në detyrë Erion Veliajn duke rrëzuar qeverinë dhe presidentin. Berisha i bëri deklaratat teksa Gjykata Kushtetuese ka bërë publik vendimin e saj.
Berisha tha se kjo është një dhuratë pa dashje që Rama i bëri kundërshtarit të tij politik brenda PS.
Sali Berisha: E shoh vendimin e gjykatës si vendim që zbatuan ligjin. Si një dhuratë që Edi Rama që nuk njeh asnjë ligj e moral i bëri pa dashje kundërshtarit të tij kryesor brenda në parti Erion Veliajt.
E trajtoi si serial killer në qeli, e trajtoi sa detyrohesha unë një njeriu që s’dua tja dëgjoj emrin, e trajtoi në atë mënyrë që shkeli konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën dhe çdo lloj standardi të qëndrimit të një shteti ndaj një të burgosuri dhe i dha Erion Veliajt avantazhin e sotëm. De Facto nuk ka moral që haram Begaj dhe Edi Rama janë të palosur, janë të dorëzuar me këtë vendim.
