E shtuna ishte një mbrëmje “jo” për Qazim Laçin, i cili arriti të realizonte dy eurogola në duelin ndaj Gallatasarait, por për fat të keq asnjëri nuk rezultoi i rregullt, teksa u anuluan për pozicion jashtë loje.
Te goli i parë i shënuar nga Laçi, në minutën e 34-t, u desh ndëhyrja e VAR-it, pasi pozicioni ishte milimetrik. Ndërsa për sa i përket finalizimit të dytë të shënuar nga mesfushori shqiptar në minutën e 44-t, ai u sinjalizua menjëherë nga asistenti, teksa Ali Soue ishte më i avancuar. Në të dyja rastet, golat u anuluan për shkak se ish-sulmuesi i Skënderbeut, Soue, rezultoi në pozicion jashtë loje.
