Qazim Laçi duket se është shndërruar në lider te Rizespor, teksa rrëmbeu sërish skenën në barazimin 2-2 që skuadra e tij arriti ndaj Bashakshehir. Mesfushori i Kombëtares, asistoi në golin e dytë të takimit në minutën e 68-të. Për futbollistin shqiptar ky ishte asisti i katërt në 19 ndeshje në kampionat, teksa edhe ka shënuar 3 gola.

Jo vetëm mesfushori kuqezi bëri mirë, por edhe sulmuesi Taulant Seferi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me ekipin e Bodrumspor në triumfin 3-0 ndaj Serik Spor. 29-vjeçari shënoi golin e tretë të takimit, I cili vulosi sfidën në minutën e 78-të. Ky ishte goli i 12-të në 22 ndeshje në kampionat për Seferin, i cili gjithashtu ka dhuruar edhe 4 asiste. Në sulmuesi u vlerësua me notën 7.3 nga “Sofa Score”, ku falë paraqitjeve pozitive, Seferi kërkon të rifitojë sërish besimin e trajnerit Silvinjo.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb