Mesfushori i kombëtares, Qazim Laçi u shfaq protagonist në kampionatin turk me Rizespor, në ndeshjen ndaj Samsunspor. Laçi dhuroi dy asiste, ndërsa shënoi edhe një gol.

30-vjeçari u aktivizua për 70 minuta, ndërsa paraqitja e tij u vlerësua me notën e lartë 9.0. Në sezonin e parë te Rizespor, ai ka luajtur 26 ndeshje dhe ka realizuar 5 gola. Gjithashtu, ai numëron 8 asiste. Kujtojmë që Qazim Laçi ka kontratë 3 vjeçare me skuadrën turke të Rizespor.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb