Zgjerohet perimetri i zjarrit në kompleksin e pallateve, përballë farmacisë nr.10 në Tiranë.

Nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb, flakët kanë përfshirë pothuajse të gjithë fasadën e kompleksit, ndërsa vijon puna e zjarrfikësve për të evakuuar banorët dhe shuar flakët.

Një punonjë zjarrfikës është larguar dhe transportuar në spital për shkak se nuk ndjehej mirë.

Zjarrfikësi që shpëtoi të moshuarën nuk ndjehej në gjendje të mirë shëndetësore pas operacionit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb