TIRANA

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në Laprakë për të përuruar fushën e re të futbollit.

Veliaj i është përgjigjur akuzuesve të cilët thoshin se do të bëhet pallat në këtë fushë duke thënë se këtu do të rriten kampionët e ardhshëm në futboll të kryeqytetit.

Më tej ai thekson se fusha e re e Laprakës do të jetë hapësirë e denjë për fëmijët. Por ndërkohë në lagjen e njohur të Tiranës do të ndërtohen edhe dy shkolla të tjera.

STATUSI NGA ERION VELIAJ
Ndiqe
Fjalë e dhënë, fjalë e mbajtur?!
Çfarë nuk thanë e shpifën për fushën e Laprakës⚽, ata që dje donin të ndërtonin pallate aty, por shihni si është sot⭐! Një hapësirë e denjë për fëmijët?, kampionët e ardhshëm të qytetit?. Punët e mira për Laprakën nuk mbarojnë këtu, po vijojmë shpejt edhe me ndërtimin e dy shkollave të reja??. Faleminderit banorëve që besuan?!

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb