TIRANË

Është shoqëruar me tensione ardhja e sekretarit të PD, Roland Bejko në seli. Ndërsa ka tentuar të hyjë nga dera e pasme e PD, Bejko është rrethuar nga mbështetës të Sali Berishës, ku disa prej tyre edhe e kanë qëlluar atë fizikisht.

Ashtu sic duket edhe në pamjet e siguruara nga BalkanËeb, Bejko është shoqëruar deri jashtë nga mbështetësit e Berishës, ndërsa është shtyrë e goditur prejt tyre.

Në një prononcim për mediat, Bejko u shpreh se situata të tilla i ka hasur vetëm nga turma Enveriste 30 vite më parë.

“Në shkurt të 1991 ishim duke organizuar protestën kundër Enver Hoxhës, aty na ka ardhur turma e Enveristëve na ka shkelu me këmbë. Ne luftuam për demokraci dhe shikoni si manifestohet sot nga këta. Sot marrim këta shembuj, ky është produkt i Sali Berishës dhe paaftësi e elitës së PD që e kanë lënë partinë në këtë pikë. Erdha për t’u futur në seli dhe u ndesha me këtë reagim. I them Berishës të mbajë njerëzit në kontroll sepse këtë që më bënë mua këta sot, na e ka bërë vetëm Enver Hoxha në 1991 në Gjirokastër. Këtë e bëjnë sot këta që unë kam ftuar 30 vite për demokraci. Nuk kanë faj këta, faj ka ai që i ka sjellë këtu që të vriten demokratët. Të arrijnë sot njerëz që i kë dhënë bukë të të qëllojnë nga mbrapa. Kjo është bërë vetëm për interes të Berishës. Unë e kam mbështetur Berishën nga ‘97 në 2013, ka një moment që boll është boll.”, tha Bejko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: