Lazio ka triumfuar 1-0 me Bolognan në 1/8 e Kupës së Italisë, duke u kualifikuar kështu për në fazën tjetër. Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 33-të, pas një gafe të bolonjezëve përfiton Pedro, i cili asistoi për Felipe Anderson, me këtë të fundit që e pati lojë fëmijësh të dërgojë topin në rrjetë.

Deri në fund nuk pati ndryshim rezultati, me lacialët që morën kështu një fitore të rëndësishme. Titullar në këtë takim për ekipin e Sarrit ishte Elsi Hysaj.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: