Lazio fiton pa shumë vuajtje ndaj Fiorentinës, me shifrat 0-4. Takimi do zhbllokohej që në minutën e 11-të, me Vecino. Uruguajani do shënonte një gol tipik të tij, me anë të një goditje me kokë.

Brenda fraksionit, lacialët do fusnin ndeshjen në shinat e duhura me Zaccagnin. Pjesa e dytë do ishte vazhdim i pjesës së parë, me ekipin e Sarrit që realizon edhe 2 hola me Alberto dhe Immobile.

Elseid Hysaj e nisi nga stoli dhe u aktivizua në 20 minutat e fundit. Lazio është e 3-ta me 20 pikë, Fiore është e 13-ta.Ky ishte takimi i vetëm i Serie A për sot.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb