Lazio ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Celtic me shifrat 2-0, duke shkuar në kuotën e 10 pikëve dhe duke u afruar kështu me kualifikimin, kur ka mbetur edhe një xhiro për ta (Grupi E, Champions League, grupet).

Pjesa e parë përfundoi pa gol, me lacialët që u përpoqën që të bënin diferencën falë aftësive individuale të Anderson apo Luis Albertos. Ekipi i Sarrit goditi 3 herë në portën e kundërshtarit, por pa mundur dot të dërgojë topin pas shpinës së Hart. Skocezët tentuan me forcat e tyre, gjithsesi hasën mjaft vështirësi për të çarë murin italian. Lënia në stol e Immobile zbehu disi ofensivën vendase, e kjo u pa qartë në 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë, me aktivizimin e Immobile-s gjërat ndryshuan dhe goli i tij në këtë sfidë erdhi në minutën e 82-të. Goli i sigurisë erdhi po nga bomberi italian, në të 85-tën. Celtic kështu shuan çdo shpresë kualifikimi, me 1 pikë.

Në grupin H, Shakhtar është në vallen e kualifikimit, pasi tashmë ka 9 pikë, po aq sa Porto dhe Barcelona. Ekipi ukrainas mundi minimalisht 1-0 (Mykola Matviienko) Antwerp, në Volksparkstadion (Hamburg).

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb