Presidenti turk, Erdogan, dhe kryeministri Edi Rama kanë prerë shiritin e 522 apartamenteve të ndërtuara nga qeveria turke në Laç, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019.

Në fund të fjalës së tij në Laç, Presidenti Erdogan ka ftuar Ramën, delegacionin e tij dhe atë shqiptar, që të bashkohen në përurimin e ndërtesave të reja, të cilat u dorëzohen banorëve sot.

“Të gjithë të marrin gërshërët dhe të presin shiritin. Me të prerë shiritin, gërshërët nuk do të dorëzohen. Le të themi “bismilah”, tha Erdogan në momentin e prerjes së shiritit.

Ndërkohë, më pas u transmetuan pamje nga pallatet e ndërtuara nga qeveria turke, të cilat duken mjaft të kompletuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb