TIRANË

Lëkundjet e tërmetit kanë krijuar panik dhe ankth tek qytetarët shqiptarë, ndërsa deri në këto momente raportohen për 21 persona të vdekur dhe 600 të tjerë të plagosur.

“BalkanWeb” dhe “News24” kanë përcjellë në kohë reale dhe me detaje të gjithë zhvillimet e fundit nga zonat më të prekura të tërmetit, ku për fat të keq ka ende persona që janë nën rrënojat e banesave të shembura.

Gjithashtu momentet e lëkundjeve pak kohë më parë janë ndjerë edhe në studion e lajmeve në “News24” teksa gazetarja Nisida Tufa ishte në lidhje “live” me kolegun Ergys Gjençaj.


“Ergys teksa raporton ka lëkundje të forta. Ndihen edhe në studio, besoj ndihen shumë edhe atje ku ndodhesh edhe ti. Janë të shpeshta në këto momente, edhe pse nuk duam të bëjmë panik, por në fakt frikë shkaktohet”-tha gazetarja, ndërsa vijonin lëkundjet edhe në studion e lajmeve  në “News24”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: