Leverkusen afrohet edhe më shumë me titullin kampion. “Aspirinat” shfrytëzuan në maksimum gabimin e Bayern, teksa sot mundën 0-2 Koln. Në RheinEnergieStadion (Cologne), llogaritë u komplikuan shumë për vendasit, të cilët mbetën me një lojtar më pak në minutën e 14-të, pas daljes me karton të kuq të Thielmann. Të besuarit e Xabi Alonsos realizuan nga një gol për secilën pjesën, me Frimpong dhe Grimaldo.

Xhaka me shokë kryesojnë kampionatin me 64 pikë, 10 pikë më shumë se Bayern Munchen. Në krahun tjetër, Koln renditet në vendin e 16-të, me 17 pikë. Takimi tjetër për sot në Bundesligë ëshët Hoffenheim-Werder.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb