Ushtria e Izraelit njoftoi se ka goditur mbi 100 objektiva që i cilësoi si seli të Hezbollah në Bejrut, në Luginën e Bekaa dhe në jug të Libanit, në një seri sulmesh ajrore që, sipas saj, u kryen brenda vetëm 10 minutash.
Ministri i Shëndetësisë së Libanit bëri të ditur se të paktën 89 persona kanë humbur jetën dhe mbi 700 të tjerë janë plagosur, ndërsa një zyrtar i lartë nga Irani paralajmëroi se Izraeli do të “ndëshkohet” për atë që e cilësoi si “krim”.
🚨 JUST IN: Israel launches the LARGEST attack against Iran-backed Hezbollah since the operation began in Lebanon
Netanyahu says the ceasefire does NOT include Lebanon.
"Israelis have just launched a series of airstrikes across Beirut. The IDF is describing this as the largest… pic.twitter.com/EdLZj89KKJ
— U.S. Israel Education Association (USIEA) (@USIEducation) April 8, 2026
Sipas raportimeve të Al Jazeera, sulmet ajrore izraelite kanë shënjestruar ndërtesa banimi, xhami dhe automjete në të gjithë vendin. Operacionet e shpëtimit vijojnë në disa zona, ndërsa disa prej goditjeve kanë prekur edhe qendrën e Bejrutit. Një ndërtesë në lagjen Corniche al-Mazraa raportohet se është rrafshuar plotësisht, ndërsa sulme të tjera kanë goditur periferitë jugore të kryeqytetit.
Izraeli ka intensifikuar gjithashtu sulmet në jug dhe lindje të Libanit, me goditje të shumta të raportuara në qytetet bregdetare të Tiro dhe Sidon. Sipas burimeve, një sulm ajror gjatë një funerali në një fshat në Libanin lindor ka shkaktuar 10 viktima. Gjithashtu raportohet për gjashtë të vrarë në Sidon, tre në Bejrutin perëndimor, tre vajza në qytetin bregdetar të Adloun dhe dy persona në Luginën e Bekaa.
