Seri shpërthimesh janë shënuar në një distancë të afërt me kryeqytetin e Kievit.

CNN shkruan se sulmet janë shënuar në orën 22:40 sipas asaj lokale. Vlen të përmendet, se tashmë qyteti është në shtetrrethim dhe kontrollohet nga ushtarët dhe grupet vullnetare vendase. Ata janë shprehur të gatshëm që të mbrojnë vendin e tyre ndaj armikut rus.

Nga ana tjetër, rusët, janë parë nëpërmjet satelitëve se kanë krijuar një autokolonë prej 60 miljesh dhe me të janë nisur drejt kryeqytetit. Në luftimet e këtyre ditëve, Ukraina ka pretenduar se i ka shkaktuar dëme të shumta armikut.

Ata thonë se dhjetëra ushtarë janë vrarë, shumë të tjerë janë zënë rob, e janë shkatërruar tanke, helikopterë dhe avionë ushtarakë. Pretendime të ngjashme, ka edhe nga pala ruse.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb