Europa League luajti sonte në mbrëmje ndeshjet e xhiros së pestë të grupeve. Në grupin E, Liverpool nuk e diskuton për asnjë çast fitoren ndaj LASK Linz, duke triumfuar pastër 4-0. Diaz dhe Gakpo vendosën ndeshjen në shinat e duhura që 15 minutat e para, ndërsa Salah thelloi rezultatin në fillimin e pjesës së dytë. Në fund pati kohë edhe për golin e Gakpo. The Reds kryesojnë me 12 pikë, 4 pikë më shumë se Toulouse, vetëm 1 javë para fundit.

Barazim 1-1 i Romës së Mourinhos ndaj Servette, në Stade de Genève (Geneva). U duk se gjërat do të ishin të thjeshta për italianët pas golit të Lukakut në minutën e 20-të, por Bedia nuk e kishte thënë ende fjalën e tij, teksa barazoi shifrat në të 50-tën. Me kualifikimin në xhep të të dyja skuadrave, Roma dhe Slavia Prague  do diskutojnë në distancë në ndeshjet e fundit, se kush do marrë vendin e parë.

Europa
Europa

 

Conference League, Ernest Muçi ishte protagonist me gol në ndeshjen e Legias së Varshavës në Angli ndaj Aston Villa-s. Surprizë humbja 5-1 e Fenerbahces, në fushën e Nordsjalland.

 

Vt
Vt

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb