Liverpool ka marrë një fitore të rëndësishme në garën për një vend në Champions League. The Reds mundën 0-3 Leicester në King Power Stadium, duke shkuar kështyu në vetëm -1 pikë nga Manchester United i vendit të katërt.

Curtis Jones realizoi dy gola në pjesën e parë, duke i dhënë qetësinë e duhur skuadrës. Fraksion spektakolar edhe për Salah, me dy asiste. Në pjesën e dytë, skuadra e Klopp thelloi avantazhin me Arnold (71’).

Ndeshja e radhës për Liverpool është në shtëpi ndaj Aston Villas. Në krahun tjetër, Leicester po shkon drejt rënies nga kategoria, pasi renditet e parafundit me 30 pikë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb