Liverpool u mund 3-2 nga Bournemouth, në Vitality Stadium. Evanilson dhe Jimenez dërguan në avantazhin e dyfishtë Bournemouthin pas 33 minutash lojë. Van Dijk ngushtoi shifrat, në fundin e pjesës së parë.

Szoboszlai barazoi shifrat në minutën e 80-të, por nuk ishte e thënë që The Reds të dilnin me pikë nga ky takim, pasi Amine Adli i dhuroi suksesin vendasve me golin e tij në fundin e ndeshjes.

Kështu, Liverpool vijon me ecurinë negative në kampionat, ku në 5 ndeshjet e fundit, numëron 4 barazime dhe një 1 humbje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb