Liverpool kthehet te rezultatet pozitive, teksa triumfoi 2-0 Fulham. Rio Ngumoha dërgoi topin në rrjetë në minutën e 36-të, duke mposhtur portierin kundërshtar me një goditje shumë të bukur. Brenda pjesës së parë, Salah dërgoi në festë tifozërinë e The Reds. Në pjesën e dytë nuk pati gol, pavarësisht rasteve.
Ekipi i Slot ndodhet në vendin e pestë me 52 pikë. Sfida e radhës është mjaft interesante, pasi do luhet derbi mes Everton dhe Liverpool.Fulham është në mesin e tabelës.
