Liverpool nuk fal. Të kuqtë vazhdojnë rrugën për titullin kampion dhe këtë herë, ekipi që mposhtin është Manchester United. Rezultati nuk është minimal por 4-0, edhe pse bëhet fjalë për një takim me një rival të fortë.

Goli që në minutën e pestë e Diaz do tregonte se djemtë e Klopp kishin ardhur me synime të qarta në këtë takim.

Goli i dytë vjen nga Salah. Si në sfidat e tjera me peshë, as në këtë nuk mungon egjiptiani me “rrjetën” personale në minutën e 22-të.

 

Minuta e 70 sheh Liverpool në avantazhin e 3-fishtë falë Mane dhe më pas në fund, ka kohë edhe për Slaah.

The Reds marrin përkohësisht kreun e renditjes dhe kanë 76 pikë, 2 më shumë se City që s’ka luajtur akoma. United është e gjashta dhe merr këtë rezultat negativ, ndikuar edhe nga mungesa e Ronaldos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb