Liverpool ka triumfuar 1-2 ndaj Crystal Palace. Për të ardhur te suksesi, The Reds kanë djersitur jo pak, në sfidën e luajtur në Selhurst Park (London).
Të parët që realizuan ishin vendasit me Mateta, në minutën e 57-të. Në të 75-tën, Palace komplikoi sfidën, pasi Ayew u ndëshkua me karton të kuq.

Liverpool përmbysi ndeshjen në çerek ore lojë. Salah vendosi ekuilibrat e përkohshme të takimit, përpara se Elliot të vuloste 3 pikët për skuadrën e tij. Në këto kushte, Liverpool shkon në kuotën e 37 pikëve dhe është në krye të Premier League. Palace, ndërkoh, endet në vendet e fundit.

 

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb