Skena të çmendura, të denjë për një film aksioni hollivudian, të cilat janë vënë në jetë në një fushë të kategorisë së tretë siçiliane ku lujen Viagrande-Nebrodi, në të cilën Injacio Barbagalo, ka qenë protagonist dhe ka habitur të gjithë. 55-vjeçari Barbagalo, është një personazh shumë i famshëm në zonën e Katanias për ato që sajon.

55-vjeçari kishte vendosur të linte futbollin dhe daljen nga skena e bëri në mënyrë orgjinale. Një helikopter vjen në pistë, spikeri i stadiumit e fton që të afrohet pranë helikopterit dhe dy persona inskenojnë rrëmbimin e numrit 18 të Viagrandes, shoqëruar me moton “shërbim për të hequr nga fusha lojtarët e mbaruar”.

Por gjithsesi shakaja i ka kushtuar klubit të Viagrandes, i cili do t’i duhet t’i luajë ndeshjet deri në fund të kampionatit në fushë asnjanëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb