Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në News24, debate të forta ka pasur mes analistit Fatos Lubonja dhe zëvendës ministrit të ekonomisë Besart Kadia, ndërsa po diskutohej për rritjen e çmimeve në vendin tonë.

Ndërsa Lubonja analizonte situatën në vend dhe varfërinë, Kadia duke e ndërprerë vazhdimisht, i përgjigjej duke i thënë se nuk ka krizë në vend por rritje çmimesh.

Debati vijoi më tej, kur Kadia i kërkoi Lubonjës që të mos diskutonte problematika që lidheshin me tema të tjera, por të fokusohej tek çmimet. Lubonja paralajmëroi se nëse do vijonte ta ndërpriste do linte studion.

Pjesë nga debati:

Kadia: Të flasim për çmimet

Lubonja: Ti do më kufizosh mua debatin? Do më thuash për çfarë të flas.

Kadia: Sfida është botërore, ju thash që Irani kanë halle shumë të mëdha, më thatë s’më intereson

Lubonja: Ky nuk do të dëgjojë, ti bën zhurmë që mos dëgjojë as publiku. E di si është problemi yt?

Kadia: Unë s’kam asnjë problem

Lubonja: Po ja më dëgjo se mos ndoshta ke ndonjë problem…

Kadia: Pa qenë me fakte…

Lubonja: Ore e kupton ku e kisha fjalën unë? O Besart, o Besart, o Besart deri sa të pushon… ta thash historinë e Iranit me idenë që në një vend, dhe sot ajo që po ndodh në Ukrainë, lufta, të lutem mos më hy te Ukraina, se po e jap në përgjithësi, ka lidhje…. ju nëse nuk doni të dëgjoni të bëni ato që keni bërë, ta thash se në kuptimin në Shqipëri janë bërë politika, që ose nuk prodhojnë, ose merren me kanabis…

Kadia: Po ç’është kjo, ky nga e merr rrogën o vlla? Punon!

Lubonja: Po mirë mo unë mendoj kështu, ti kur të mbaroj më thuaj ti Fatos e merr rrogën këtu, ti aty tani mos të bëjmë ndryshe, të lë studion, ti ke ardhur për të bërë zhurmë, je dhe djalë i ri s’ke as respekt, po rri o mos ndërhy kështu

Kadia: Do ju dëgjoj me vëmendje

Lubonja: Ti i di shumë mirë këto që të them unë por nuk të interesojnë, tashi muhabet kot

Eni Vasili: Të fus pak publicitet të qetësohemi pak?!

Lubonja: Po fute ca të them, se s’më ka ndodhur më parë kjo

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb