Janë shuar flakët e zjarrit në banesën e Nermin Stermasit pranë Pazarit të Ri në Tiranë. Flakët shpërthyen pasditen e sotme, brenda banesës teksa zjarrfikësit luftuan me flakët për rreth 1 orë.

Siç raporton gazetari i News24, Igli Çelmeta, tani në zonë ka vetëm tym, prej zjarrit që ra në shtëpinë dy-katëshe. Nuk dihen ende arsyet e rënies së zjarrit, por bëhet me dije se asnjë person nuk ka mbetur i lënduar nga flakët.

Shtëpia ishte një nga banesat e vjetra të mbetura në Tiranë, gjë që ka bërë më të lehtë përhapjen e flakëve, së bashku me erën që ka fryrë sot gjatë gjithë ditës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb