Presidenti francez Emmanuel Macron ka nisur vizitën e tij zyrtare në Kinë. Në një kohë kur tensionet janë në rritje me Pekinin po ashtu edhe lufta në Ukrainë ka sjellë diskutime të shumta. Në fokus të kësaj vizite do të jenë edhe marrëdhëniet tregtare.

Presidenti francez do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping. Në këtë vizitë zyrtare, Macron është i shoqëruara nga bashkëshortja e tij, Brigitte.

“Ju faleminderit shumë për praninë tuaj sonte dhe për gjithë punën që do të bëjmë së bashku “, tha ministri i Jashtëm kinez Ëang Yi, ndërsa mirëpriti Macron dhe Brigitte.

Presidenti francez shoqërohet nga gjashtë ministra (Punëve të Jashtme, Ekonomisë, Bujqësisë, Mjedisit, Arsimit të Lartë, Kulturës) dhe 35 krerë të grupeve kryesore.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb