Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro është arrestuar sot gjatë një ndërhyrjeje të autoriteteve amerikane në territorin venezuelian dhe është transportuar drejt Shteteve të Bashkuara.
Ai u kap në Karakas nga “Delta Force”. Pasdite Maduro dhe bashkëshortja e tij Cilia Flores janë dërguar në New York, ku kanë zbritur nga avioni në Bazën e Gardës Kombëtare Ajrore Stewart të Nju Jorkut, të shoqëruar nga agjentë të DEA-s dhe FBI-së.
Ai pritet të dalë para Gjykatës Federale të New Yorkut, ku do t’i ngrihen akuza të rënda penale, që lidhen me trafik droge, pastrim parash dhe bashkëpunim me organizata kriminale ndërkombëtare.
Arrestimi i tij vjen pas një operacioni të drejtpërdrejtë amerikan në Venezuelë, mëngjesin e 3 janarit 2026.
