Vazhdon magjia e Cremoneses në Kupën e Italisë. Pasi dërgoi në shtëpi Napolin, sonte u kualifikua në gjysmëfinale, pasi i preu një biletë të njëjtë me atë të skuadrës së Spalletit edhe Romës.

Ndeshja përfundoi 1-2, një gol i Dessers nga pika e bardhë një autogol i Celik.Z vendosën takimin. Në fund pati gol edhe nga Andrea Belotti, por më kot. Marash Kumbulla luajti një pjesë loje për kryeqytetasit, për t’u ndërruar në pjesën e dytë.

Manchester United është kualifikuar për në finale në EFL CUP. “Djajtë e kuq kishin fituar 0-3 në ndeshjen e parë ndaj Nottingham, ndërsa sonte në shtëpi triumfuan 2-0 me golat e Martial dhe Fred. Ekipi i Ten Hag do të përballet në finale me Newcastle.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb