Pamje të shihni tregojnë pasojat e aksidentit të frikshëm në tunelin e Murrizit, ku janë përfshirë dy automjete, një makinë dhe një kamion.
Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Enver Doçi, një prej automjeteve është ndarë ne dysh.
Raportohet se tre të rinj kanë mbetur të plagosur, ndërsa nuk dihet se si është gjendja e tyre.
Tiranë/Informacion paraprak
Në rrugën e Arbërit, kamioni me drejtues shtetasin Xh. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. D. Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
