Tjetër aksident i rëndë u regjistruar në mbrëmje në akset tona rrugore. Së fundmi janë dy të plagosur në rrugën nacionale Fiershegan-Kuçovë. Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Çunat.

Një automjet tip Benz me targa ka përplasur nga pas një motoçikletë që shkonte drejt fshatit Thanë. Në motoçikletë udhëtonin dy persona, babë e bijë. Policia në vendngjarje ndërsa të dy të aksidentuarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Sipas informacioneve janë nën kujdesin intensiv të mjekëve. Policia e qarkullimit po disiplinon trafikun dhe pritet ekspertiza shkencore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb