Një fjalor aspak i denjë për një polic është raportuar sot në një video të xhiruar në qytetin e Durrësit. Një video e mbërritur në redaksinë e Jetaoshqef.al tregon se si një polic ofendon drejtuesin e një kamioni. Ngjarja ka ndodhur në Durrës, ku kamioni ka qenë para mjetit të policisë, ndërsa polici e ka parakaluar dhe ka ndaluar paralelisht me shoferin, të cilit i thotë: “Ca je tu bo o kok ….?” Sipas raportuesit policia kishte mbërritur pas një sherri në lagjen 14 në Nishtulla, ndërsa është revoltuar me drejtuesin e kamionit për bllokimin e rrugës.
“Policia shan të riun “ça je tu bo o kok k**”, po fjalën k** e thotë me zë të ulët dhe tjetri fillo e i bërtet keq fare po s’kuptohet mirë. Policia erdhi se ndodhi një sherr në Durrës, Nishtulla lagja 14.”- shkruan raportuesi.

(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: