Manchester City merr fitoren e 3-të radhazi në kampionat dhe renditet në vendin e parë të kampionatit anglez. Pritej të ishte një takim i vështirë ky i sotmi me Fulham dhe ashtu rezultoi, pasi fitorja erdhi vetëm në fund (2-1).
“Qytetarët” do e nisnin si duhet takimin dhe do merrnin avantazhin në minutën e 17-të me Alvarez, pas një assisti të Gundogan.
Sfida do merrte kah tjetër në të 26-tën, kur naiviteti i Cancelos u kushton shumë djemve të Guardiolës. Mbrojtësi portugez ndërhyn ashpër në zonë dhe për arbitrin nuk pati aspak dyshime, penallti. 11-metërshi merret përsipër nga Pereria dhe ekzekutohet me mjeshtëri.
Erling Haaland nuk e mbante vëndi në stol, sulmuesi norvegjez u aktivizua në pjesën e dytë dhe dërgoi në festë tifozët në Etihad me golin e tij por vetëm përkohësisht, pasi pas një kontrolli me VAR anulohet.
Haaland do i jepte 3 pikë Manchester Cityt në fundin e takimit, pasi “tundi rrjetën” me penallti.
HAALAND YOU DESERVE EVERYTHING pic.twitter.com/cWBOF7VTgs
— 17 (@DxBruyneSZN) November 5, 2022
JULIAN ALVAREZ WE LOVE YOUpic.twitter.com/vwSdMJg7CK
— 17 (@DxBruyneSZN) November 5, 2022
Pereira scores from the spot after a Cancelo red card! (1-1) #MCIFUL pic.twitter.com/6BojLGVyUX
— The Premier League Club (@TPLCSports) November 5, 2022
(BalkanWeb)
