Kanadaja u trondit nga një sulm i armatosur në një shkollë të mesme. Të paktën 10 persona humbën jetën. Mediat e huaja kanë publikuar pamje pak momente para së të ndodhte sulmi i rëndë.
Siç shihet nga videot e publikuara në rrjete sociale, nxënësit të alarmuar, vrapojnë për t’u larguar drejt ambienteve ku ndodhen të parkuar edhe automjete të policisë.
Menjëherë pas ngjarjes, efektivë të policisë rrethuan zonën, vendi u monitorua nga ajri edhe nga një helikopter.
Të paktën 25 persona mbetën të plagosur gjatë sulmit.
