Një sulm me armë tronditi Australinë këtë të diel. Dy persona qëlluan me armë në një festë hebraike duke lënë të vdekur 12 persona dhe dhjetëra të plagosur. Mes viktimave është edhe një prej autorëve.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, autorët e dyshuar janë neutralizuar nga autoritetet.
Njëri prej tyre është identifikuar si 24-vjeçari Navid Akram.
Në video njëri prej tyre shihet i shtrirë mbi urë, ndërsa tjetri ngrihet për të vijuar sulmin, por merr edhe ai një plumb që e plagos rëndë.

