Pasojat e motit të keq vijojnë të jenë ende aktive në Qarkun e Korçës, ku disa akse rrugore vijojnë të ketë inerte të rrugë ndërsa në disa zona ka ndërprerje të energjisë elektrike.

Ndërkohë në aksin Qafë Plloçë – Qukës, pas shembjes masivi i gurëve ndodhet ende në shtratin e rrugës. Qarkullimi në këtë segment është devijuar përmes një bypassi.

Rruga Qukës–Qafë Plloçë, një nga projektet më të kushtueshme infrastrukturore të dekadës së fundit, vazhdon të përballet me probleme serioze pavarësisht investimit prej rreth 260 milionë euro me firmën e Belinda Ballukut. Shirat e ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje, ndërsa masivet e gurëve dhe dherave mbeten kërcënim i përhershëm përgjatë këtij aksi.

Në Bashkinë Maliq vijon puna për normalizimin e situatës. Në aksin rural Lozhan–Mesmal, po punon fadroma për largimin e inerteve nga shtrati i rrugës. Paralelisht, po punohet intensivisht për mbylljen e çarjes në argjinaturën e lumit Devoll.

Në bashkitë e tjera të qarkut vijon puna për normalizimin e situatave problematike, por nuk raportohen problematika të reja.

Aktualisht 50 abonentë janë pa energji elektrike, pasi NST Rehovë është pjesërisht në punë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb