Kilian Mbape ka folur për beIN Sports dhe argumenti kanë qenë idhujt e tij. “Më pëlqente shumë Kristiano Ronaldo kur isha i vogël dhe sfida mes Kristianos dhe Mesit më ka argëtuar shumë. Kam luajtur me Nejmarin, edhe atë e kisha idhull kur isha i vogël. Ka edhe lojtarë të tjerë që admiroj,” u shpreh ai.
Sa i takon golit më të bukur, Mbape theksoi. “Mendoj se është ai Ronaldos që i bëri Bufonit. Kam patur shansin të luaj me Xhixhin, kemi diskutuar për atë gol dhe e di se çfarë ka ndjerë, ndaj besoj se është ai goli më i bukur”.
Por Mbape ka shënuar edhe vetë plot gola, ndonëse si më të bukurin zgjedh atë të trofeut të madh, Kupës së Botës. “Ai është goli im më i rëndësishëm, ai që i shënova Kroacisë në Botëror. Të zgjedhësh një është e vështirë sepse i mbaj mend të gjithë golat që shënoj. Por në mendje kam atë më të rëndësishmin, që është rrjeta kundër Kroacisë”.
(Balkanweb)
