TIRANË- U mblodh këtë të hënë Grupi Parlamentar i PS.
Mësohet se i pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë, në mbledhje ishte e pranishme dhe Belinda Balluku, e para herë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që dha në favor të saj, duke e rikthyer në detyrë.
Në një lidhje live për News24, gazetari Ergys Gjençaj pohoi se mbledhja është me dyer të mbyllura. Ndërkohë, nuk dihet nëse kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla do japë një prononcim për mediat.
