Është shtyrë për në datën 9 nëntor seanca për mbylljen e kopshtit turk ‘Zybejde Hanem’.

Në një komunikim për mediat, avokati u shpreh se kanë kërkuar anulim të vendimit për mbylljen e kopshtit si edhe për përjashtimit e gjyqtares.

Gjithashtu theksoi se edhe vetë gjyqtarja ka kërkuar të heqë dorë nga çështja.

“Sot ishte caktuar seanca për shqyrtimin e kërkesës tonë, duke qenë se e njëjta kërkesë ishte paraqitur me parë , edhe sot ishte po e njëjta gjyqtare që ka referuar kërkesën, kërkuam që kjo gjyqtare të përjashtohet dhe të zgjidhet një tjetër. Të caktohet me short gjyqtari do të shqyrtojë kërkesën tonë. Sot është dita e  13 dhe jemi ende pa një vendim nga kjo gjykatë”, tha avokati.

“Fëmijët të vendosen aty ku kanë qenë dhe të mos i shkaktojmë më trauma të tjera. Ne jemi përpjekur ti mbrojmë nga dëmi i mundshëm psikologji, por ata nuk e kuptojnë dot përse është mbyllur dhe kemi të njëjtin refren të përditshëm, ‘përse nuk na çon në kopsht?”., tha njëri nga prindërit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb