Pamjet që shihni tregojnë momentin kur Fatjon Hoxha, bashkëjetuesi i viktimës sot në Roskovec mëson lajmin e kobshëm. Gazetari Ervis Kuçi ka siguruar për BalkanWeb momentin ku shihet i riu teksa vë duart në kokë dhe qan. Ai shoqërohet nga një familjar i tij.

30-vjeçarja Merushe Hazizi (nënë e 3 fëmijëve) u vra sot nga vjehrri i saj, Xhevahir Hoxha, në fshatin Vidhistë të Roskovecit, pas konflikteve të vazhdueshme që kishin pasur.

Po ashtu BalkanWeb mëson se Fatjoni ishte duke punuar me zetor në momentin që ka ndodhur vrasja. Siç dëshmoi dhe gruaja e autorit të ngjarjes, mes nuses dhe vjehrrit kishte debate të shpeshta për banesën.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb