Shqipëria zhvilloi një fushatë kualifikuesesh mjaft pozitive, ku ia doli të renditet e para në grup, duke prerë kështu një biletë për në Europian. Kuqezinjtë nuk bindën vetëm me rezultate, por edhe me lojë, me golat spektakolar që nuk munguan.

Madje, dy prej tyre, ai i Kristjan Asllanit ndaj Ishujve Faroe dhe perla e Jasir Asanit ndaj Polonisë janë në mesin e 10 golave më të mirë të kualifikueseve, në sondazhin e publikuar nga UEFA.

Në fund, do shpallet vetëm një fitues, ndërsa në garë janë edhe Saka, Mbappe, Trossard, Makhmudov (Azerbajxhan), Tagybergen (Kazakhistan), apo edhe Yunus (Turqi).

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: