Vijojnë kontrollet intensive në qytetin e Fierit, për kontrollin e makinave luksoze dhe të blinduara.

Në videot, që gazetari Ervis Kuçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb”, shihen efektivët e FNSH dhe të policisë të blinduar me kallashnikovë dhe maska të zeza, të cilët ndalojnë dhe kontrollojnë të gjithë mjetet luksoze, që mund të jenë objekt i operacionit “Forca e Ligjit”, dhe që për rrjedhojë mund të shërbejnë për të shkuar te pasuritë e kokave të krimit.

Ditën e sotme, janë ngritur postblloqe në hyrje të qytetit të Fierit, pranë vendit të quajtur “Vija e Ngjalës” dhe në dalje të qytetit, në aksin Fier-Vlorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb