Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, Princesha dhe Princi i Uellsit morën pjesë në një seancë të fitnesit, sipas një deklarate nga shoqata bamirëse SportsAid, e cila fokusohet në ndihmën psikologjike të sportistëve të rinj, përmes një sërë sportesh.

Gjatë këtij aktiviteti Kate Middleton pati edhe një takim shumë të shkurtër me disa njerëz të ftuar. Teksa po bisedonin Princi William vëren një grimcë papastërtie në fytyrën e gruas së tij, ai e heq atë me një lëvizje pothuajse të padukshme, ndërsa ajo supozohet se rregullon flokët e saj, në realitet për t’u siguruar që imazhi i saj ishte i përsosur.

Të gjithëve na ka ndodhur të vihemi në siklet edhe nëse nuk jemi personazhe publike, por pa pasur domosdoshmërisht dikë pranë që ta
na ‘shpëtojë’ me delikatesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: