Një aksident ka ndodhur këtë enjte në aksin Morinë-Kukës, pranë fshatit Perbreg. Një automjet ka dalë nga rruga është përplasur me murin mbajtës të autostradës dhe ka përfunduar në kanal.

Drejtuesi i automjetit, Besart Cecelia 48-vjeç i cili fatmirësisht ka shpëtuar, tha se momentin kur ka ndodhur aksidenti, ka qenë i lodhur,  dhe e ka zënë gjumi dhe ky ka qenë momenti edhe kur ka humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar në kanal.

Ai tregoi se agjëronte dhe se ishte nisur për në Shkodër, pasi ishte trajner futbolli, ndërkohë policia dhe ambulanca kanë ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e parë.

“Kam lindur për së dyti”, është shprehur ai pas ngjarjes, duke falënderuar fatin që shpëtoi pa lëndime.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: