Anis Mehmeti po kalon një formë mjaft të mirë. Sulmuesi kuqezi ka realizuar sërish me fanellën e Bristol Cityt, në ndeshjen ndaj Portsmouth.

Pas një krosimi nga krahët, Mehmeti përfitoi në maksimum dhe me kokë, dërgoi topin në fundin e rrjetës.

Në 18 ndeshje të luajtura, ai numëron 6 gola dhe 6 asiste. Kujtojmë se Mehmeti nuk ftohet nga Sylvinho me motivin se ka shumë “trafik” në krah.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb