TIRANE – Menaxherja e një clubi me striptiste në Tiranë, Anna Geti deklaroi në emisionin ‘Oktapod’ të Turjan Hyskës, se në lokalin ku ajo punon vazhdimisht shkojnë edhe deputetë e ministra.

Duke qeshur, Anna Geti ka pohuar se një ministër flirton me të, por nuk ka pranuar të thotë emrin e tij. Më i ka treguar moderatorit Turjan Hyska mesazhet që sipas saj, ministri i kishte dërguar në celular.

Menaxherja deklaroi se ka shumë djem të rinj nga 18 vjeç deri në 50 vjeç, që shkojnë në lokal dhe përveçse strip kërkojnë edhe marrëdhënie seksuale.
“Klientët kanë dëshira të larmishme. E para e punës ta lypin.”- deklaroi menaxherja e clubit.

Sipas Anna Getit, një vajzë që merret me strip mund të marrë deri në 10 mijë euro.
“Eshtë biznes fitimprurës. vajzat zakonisht i marr të huaja me agjenci, qoftë edhe shqiptare. por shqiptaret kanë shumë teka. Vajzat shqiptare thonë nuk dal të kërcej unë, ndërsa mbrapa çfarë nuk bëjnë. U them mos më bëni të virgjërën, thonë jo po andej jo këtej. Vajzat shkojnë për një sufllaqe.”- u shpreh ajo.


(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb