Mes territ, deputetët e opozitës vijojnë që të qëndrojnë të ‘ngujuar’ në sallën e Kuvendit.
Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa, disa prej deputetëve opozitare janë ulur përtokë, e disa nëpër karrige.
Ata paralajmëruan se do të qëndrojnë në Kuvend, në shenjë kundërshtie për veprimet e fundit sipas tyre të jashtëligjshme ndaj opozitës. Deputetët kanë zgjedhur pikërisht këngën “Mora fjalën’, kushtuar legjendarit Adem Jashari.
(BalkanWeb)