“Ja dhe orët e fundit të këtij rrugëtimi erdhi, pas pak në 19:30 kemi Tiranën dhe vetëm Tiranën, të gjithë të tjerët kanë qëndruar nëpër qarqet e tyre duke bërë përgatitje e fazëz tjetër të procesit, organizimi, trupat e komisionerëve”, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama pak minuta para hapjes së mitingut përmbyllës të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 majit.
Kryeministri Rama komentoi edhe votën e diasporës, për të cilën tha se numrat janë inkurajues sa i përket pjesëmarrjes.
“Më vjen shumë mirë që ka pasur një lëvizje domethënëse në ditë e fundit nga ana e atyre që i kishin mbetur pa i dërguar zarfat, numrat janë shumë inkurajuese, do shohim si do jetë pjesëmarrja, por pa diskutim që trendi qysh në krye të herës, na tregoi që do kishim një pjesëmarrje shumë të lart”, u shpreh Rama.
(BalkanWeb)
