Një incident i papritur që solli shumë të qeshura tek shikuesit ndodhi gjatë një transmetimi televiziv të drejtpërdrejtë në SHBA, kur meteorologu Patrick Osborne nuk mundi ta mbante të qeshurën ndërsa prezantonte parashikimin e motit.

Meteorologu i stacionit televiziv ËABI në Maine po përpiqej ta përfundonte siç duhet raportin e motit në mëngjes, kur papritmas filloi të qeshte pa pushim. Pavarësisht përpjekjeve të tij për t’u qetësuar, e qeshura u bë gjithnjë e më intensive, duke mos i lejuar as të fliste dhe të vijonte më parashikimin e motit.

Siç zbuloi më vonë vetë ai, gjithçka filloi si një shaka që ai ishte përpjekur t’ia bënte kolegut të tij, prezantuesit Josh Gabbard. Gjatë një pushimi reklamash, Osborne luajti një klip nga “Charlie Broën”, duke synuar të përdorte një tingull karakteristik si shaka. Ajo që ai nuk e kuptoi ishte se videoja nuk ishte një klip i shkurtër, por një koleksion klipesh rreth njëorëshe në të cilat tingulli specifik përsëritej në intervale të rregullta.

Kështu, kur Osborne filloi raportin e tij të motit, tingulli u dëgjua përsëri, duke e habitur dhe duke e bërë të shpërthente në të qeshura të pakontrollueshme.

Në videon e transmetuar nga stacioni, meteorologu përpiqet të vazhdojë parashikimin, duke raportuar temperaturat, mes të qeshurash dhe duke u kërkuar falje vazhdimisht shikuesve. Përpjekja për të mbajtur të qeshurën e tij, megjithatë, doli e kotë. Në një moment, ai madje pati vështirësi në formimin e fjalëve, duke e bërë të largohej nga skena dhe pastaj të kthehej, ndërsa skena zgjati rreth një minutë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb